Aurora Group
02LAJME

Bedri Hamza voton bashkë me familjen: I ftoj mitrovicasit të dalin t’votojnë!

 

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza bashkë me familjen kanë ushtruar të drejtën e votës.

Weelnes

“Unë dhe familja ime e përmbushëm obligimin qytetar dhe votuam për Mitrovicën. I përgëzoj institucionet dhe qytetarët për këtë proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë.”, shkroi Hamza.

Njëkohësisht, ai i ftoi të gjithë mitrovicasit që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“S’ka nder më të madh sesa të japësh kontribut për të mirën e përbashkët.

✅ Votoni dhe vendosni vetë për Mitrovicën tonë!”, shkroi Hamza.

Koha