Bedri Hamza: Zjarrfikësit në qeverisjen time do të kenë mbështetje të plotë, ata janë heronjët e vërtet

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka vizituar zjarrfikësit nga Mitrovica, njofton Mitropol.
Hamza ka theksuar se është i vetëdijshëm që kushtet e tyre janë të dobëta, dhe se me këtë çështje do të merret në momentin qe e fiton garën si kryetar komune.

Hamza ka shtuar se nën qeverisjen e tij, zjarrfikësit, do të kenë mbështetjen e duhur. Po ashtu, ai u shpreh i lumtur që në kohën sa ka qenë Ministër i Financave i ka përkrahur me shtesa këtë sektorë.
Postimi i plotë i Hamzës:
Sot i vizitova zjarrfikësit e Mitrovicës, luftëtarët e vijës së zjarrit, heronjtë e vërtetë të ditëve tona. I dëgjova me shumë vëmendje brengat dhe problemet e tyre. Ata çdo ditë e rrezikojnë jetën e tyre për komunitetin, për të shpëtuar jetë dhe prona të qytetarëve. Jam i lumtur që si Ministër i Financave kam pasur mundësinë t’u ndihmojë me pagesën e shtesave. Duke i parë kushtet e rënda të punës së tyre, i garantoj se në qeverisjen time do të kenë mbështetje të plotë.






