
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza është zotuar që të sjellë investime të shumta të huaja pasi të bëhet kryetar i Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Ai thotë se si kryetar i Mitrovicës do t’i thjeshtojë procedurat dhe do ta eliminoj burokracinë, që investitorët vendorë dhe ata huaj të bëhen pjesë e vendimmarrjes, pasi me kontaktet që ka krijuar nëpër botë do të sjellë investime strategjike për ta shndërruar Mitrovicën në qendër të investimeve.
Postimi i plotë:
Kompanitë austriake dhe të gjithë investitorët e huaj do t’i kenë dyert e hapura për të investuar në Mitrovicë. Sot këtë ia konfirmova edhe përfaqësueses së kompanisë austriake “Frequentis”, Jadranka Godjevac, e cila po qëndron në Kosovë si pjesë e Misionit Ekonomik me Bizneset nga Austria. E mirëprita gatishmërinë e saj për të investuar në të ardhmen në qytetin tonë.
Si kryetar i Mitrovicës do t’i thjeshtoj procedurat dhe do ta eliminoj burokracinë, që investitorët vendorë dhe ata huaj të bëhen pjesë e vendimmarrjes.
Me kontaktet që kam krijuar nëpër botë do të sjellë investime strategjike për ta shndërruar Mitrovicën në qendër të investimeve.








