Befasia e këtyre zgjedhjeve Forca e Diasporës, partia e re që mori 1 asambleist në Kuvendin Komunal në Mitrovicë

FED, e njohur ndryshe si FORCA E DIASPORËS, është partia e re e formuar para zgjedhjeve lokale në qytetin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.
FED, arriti që në këto zgjedhje ta fitojë një ulëse në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, duke marrë plotë 1034 vota, kësisoj edhe duke dalë partia e katërt në qytetin e Mitrovicës.
FED në kuadër të Kuvendit Komunal në Mitrovicë do të përfaqësohet me ish kryetarin e këtij kuvendi, dikur anëtar i AKR-së, Jeton Ujkanin.
Kujtojmë që PDK, njoftoi se dëshiron qeverisje stabile në Mitrovicë, teksa mund të arrihet edhe një koalicion mes dy partive, dhe FED mund ta marrë në udhëheqje një drejtori komunale. /Mitropol/








