Dukato 2
02LAJME

Befason Lulzim Hetemi, pas më shumë se dy vitesh në krye të komunës, merr vetëm 34 vota – kandidati i PDK-së, Shaqir Hetemi, del para me 58 vota

Një rezultat befasues është regjistruar në zgjedhjet komunale në Leposaviq sa i përket votave të komunitetit shqiptar për kryetar dhe asamble.

Kryetari aktual i komunës, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka udhëhequr Leposaviqin për më shumë se dy vite dhe kishte arritur të realizonte disa projekte e të punësonte dhjetëra qytetarë, ka marrë vetëm 34 vota (1%), sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tripika

Ndërkohë, kandidati i PDK-së, Shaqir Hetemi, pa pasur mundësi qeverisjeje në këtë komunë, ka arritur të sigurojë 58 vota (1,71%), duke lënë pas Hetemin.

Ky rezultat ka ngjallur reagime dhe dilema në opinionin lokal, pasi shumë qytetarë po pyesin pse Hetemi nuk u shpërblye nga elektorati, megjithë angazhimin e tij në këtë komunë të ndjeshme.

Disa mendojnë se votat e pakta mund të jenë pasojë e pakënaqësive të brendshme apo se Hetemi ka favorizuar me punësime qytetarë që nuk janë nga Leposaviqi, por nga jugu i Mitrovicës.

Dukato 1