
Para disa ditëve, Aleanca Kosova e Re dhe Partia Demokratike e Kosovës dega në Mitrovicë, nënshkruajtën koalicionin parazgjedhor, me ç’rast AKR vendosi t’i jap përkrahje Bedri Hamzës për kryetar të komunës, shkruan Mitropol.
E pak ditë më vonë, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, erdhi personalisht në Mitrovicë për t’i dhënë përkrahje Bedri Hamzës për kryetar të komunës.
Në një foto të publikuar shihen duke pirë kafe Behgjet Pacolli, Gjergj Beka, dhe Bedri Hamza, të shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë.
Kjo foto tregon se Hamza ka gjetë përkrahje të madhe edhe tek kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme Hamza mori përkrahje edhe nga Partia e Drejtësisë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /Mitropol/








