Behramaj: Në vitin 2011, Mitrovica shkoi në rivotim pas ankesës së VV-së vetëm pse llambat ultravjollcë s’kishin funksionuar për “një apo dy orë”

Analisti Adil Behramaj ka rikthyer në kujtesë faktin se në vitin 2011 Mitrovica kishte shkuar në rivotim pas ankesës së VV-së vetëm pse llambat ultravjollcë s’kishin funksionuar për një apo dy orë, shkruan Mitropol.
Sipas Behramajt, tash kemi manipulime masive me fletëvotime dhe cenim të procesit nga vetë KQZ, por mbizotron heshtja institucionale.
Ai ka theksuar se legjitimiteti dhe besueshmëria rikthehen vetëm me rivotim në Mitrovicë.
Postimi:
Mitrovica, 2011 vs 2025.
Disa llamba ultravjollcë nuk punuan pak orë, atëherë patëm rivotim.
Tash kemi manipulime masive me fletëvotime dhe cenim të procesit nga vetë KQZ, por mbizotron heshtja institucionale.
Legjitimiteti dhe besueshmëria rikthehen vetëm me rivotim në Mitrovicë.







