
Deputeti mitrovicas nga radhët e PDK-së, Artan Behrami pas debatit të mbrëmshëm mes kandidatëve për kryetar komune në Mitrovicë, nuk i ka kursyer lëvdatat për kandidatin nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, shkruan Mitropol.
Behrami tha se Mitrovicës i duhet një kryetar që është çdo ditë me qytetarin, që i njeh nevojat dhe që adreson çdo sfidë.
“Mitrovica ka nevojë për një kryetar me këmbë në tokë.
Arian Tahiri sonte e ridëshmoi se e ka përgatitjen, dijen, vizionin dhe energjinë për ta bërë këtë.”, tha tutje ai.








