Dukato 2
KOSOVËLAJME

Behrami:Gënjeshtrat Kurtit dhe VV-së janë identike me ato të Prokurorisë së Gjykatës Speciale

 

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që sipas tij qëndrimet e LVV-së ndaj paraburgimit të krerëve të UÇK-së janë pjesë e një agjende të rrezikshme që po iu përshtaten qëllimeve të Gjyatës Speciale, shkruan Mitropol.

Aurora Group

“VV-ja është e pakënaqur me kushtet e paraburgimit, sepse po kërkon izolimin total, deri në jetësimin e dëshirës së tyre përfundimtare, që është dënimi me burgim të përjetshëm,” ka deklaruar Behrami.

Behrami ka akuzuar më tutje Kurtin për bashkëpunim të heshtur me Prokurorinë e Speciales, duke thënë se gjuha e tij është identike me narrativat që janë përdorur kundër UÇK-së për vite me radhë.

Më tej, ai e cilëson epokën politike të Kurtit si të errët dhe paralajmëron përfundimin e saj.

“ Epoka e errët e tij po perëndon, sepse dielli po lind përsëri!” – përfundon Behrami.

Active