
Kryetari i AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit të fushatës zgjedhore, duke theksuar dallimin mes dy kandidatëve për kryetar të qytetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Beka ka vlerësuar se Arian Tahiri po shihet çdo ditë mes qytetarëve të Mitrovicës, ndërsa kundërkandidati i tij, Faton Peci, po shfaqet kryesisht me figura të pushtetit qendror.
“Arian Tahiri po shihet nëpër Mitrovicë me qytetarë. Kundërkandidati i tij me pushtetarë.
Kjo ua lehtëson vendimin qytetarëve të Mitrovicës, të cilët duan përfaqësim dhe jo kontrollim.
Mitrovica është e qytetarëve, jo e qeveritarëve!” – ka shkruar Beka.








