Bekim Haxhiu: Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë
Sot në Klinë të Ulët është varrosur Faton Hajrizi, i arratisuri nga burgjet e Kosovës i cili u vra nga policia serbe në Serbi.
Në ceremoni mortore mori pjesë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. Ai tha se Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë.
Postimi:
Në Klinë të Ulët sot në një organizim madhështor të ceremonisë së varrimit, së bashku me mijëra qytetarë i dhamë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit.
Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!
Pusho në paqe Faton!
Ngushëllime familjes dhe miqve të Fatonit!