Aurora Group
KOSOVËLAJME

Bërnabiq: Kurti është kërcënimi më i madh për serbët në Kosovë

Kryetarja e parlamentit serb, Ana Bërnabiq, ka pretenduar “se nuk ka kërcënim më të madh për serbët në Kosovë sesa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, raportojnë mediat serbe.

“Për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksoj se mendoj se në asnjë kohë nuk kishte kërcënim më të madh për serbët e Kosovës se Albin Kurti. Çështja më e rëndësishme për ne është çështja e Kosovës. Dhe a janë serbët nga Kosova fajtorë për tërbimin e Kurtit? Nuk janë. Ndërsa disa thonë se Vuçiqi është fajtor që Kurti po arreston serbët në Kosovë”, ka pretenduar Bërnabiq.

Dukato 1

Ajo ka thënë se “Kosova nuk ka qenë asnjëherë temë për opozitën apo ish-qeverinë në Serbi”, duke shtuar se “në vitin 2004 ata kanë lejuar dëbimin e serbëve nga Kosova, si dhe djegien e kishave dhe manastireve”.

Bërnabiq ka shtuar se shkëputja e Malit të Zi në vitin 2006 ishte një parakusht që Kosova të shpallte pavarësinë dhe se shteti më pas veproi sikur të ishte i lehtësuar.

Active