
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të mund të bëhet betimi i kryetarëve të rinj në katër komunat veriore, të cilët janë zgjedhur më 23 prill.
Ai ka thënë se janë dakorduar që betimi të bëhet në ditët në vijim.
Ai ka treguar se ky proces do të bëhet në koordinim me ministrinë.
“Ne dje i takuam kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore. Kemi biseduar për proceset e ardhshme…Kemi deklaruar edhe njëherë obligimin tonë institucional si ministri e linjës dhe jemi në mbështetje të këtyre asamblistëve dhe kryetareve në konstituimin e kuvendeve dhe bashkëpunimin tonë me ta. Jemi dakorduar që në ditët në vijim individualisht t’i caktojmë të gjitha seancat me kryetarët e zgjedhur”, ka thënë Krasniqi për “Telegraf”.








