
Sot në Kuvendin e Kosovës dhanë betimin dy deputetët e rinj të PDK-së, Rashit Qalaj e Isak Shabani, shkruan Mitropol.
Ata do zënë vendin e Bedri Hamzës dhe Fadil Nurës, pas zgjedhjes së këtyre dyve në pozitën e kryetarit në Mitrovicë, respektivisht Skenderaj.
Para betimit atyre ua uroi detyrën ish-u.d kryetari, Enver Hoxhaj, i cili tha se të dy janë njerëz shembullor dhe do të jenë deputetë modelë.








