KOSOVËLAJME

Bije për 35 për qind konsumi i energjisë elektrike në veri të vendit

Kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri ka bërë të ditur se ka rënie të konsumit të energjisë elektrike në pjesën veriore krahasuar me vitin 2023.

Roadside
Market Florenti

Me anë të një postimi në Facebook, Zeqiri tha se konsumi i energjisë në veri ka rënë për 35 për qind.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

“Pas fillimit të operimit të ndërmarrjes Elektrosever Sh.p.k nga 1 janar 2024, dhe marrrjes përsipër të nominimit të energjisë elektrike për konsumatorët në komunat veriore, kur për herë të parë ka filluar të faturohet energjia e konsumuar në pjesën veriroe, është bërë një krahasim i konsumit të energjisë elektrike për tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me tetë muajt e vitit 2023”, ka shkruar Zeqiri.

“Ajo çfarë vërehet është se ka rënje të dukshme në konsum të energjisë elektrike. Për tetë muajt e parë të këtij viti (Janar-Gusht), gjithsejtë për 35% më pak ka rënë konsumi i energjisë elektrike krahasuar me konsumin e vitit paraprak”, shtoi ai.

“Fillimi i pagesës së energjisë elektrike, masat e ndërmarra nga Qeveira e Kosovës për luftimin e informalitetit, masat për energji efiçiente që janë ndërmarrë vitet e fundit dhe vetëdijësimi i qytetarëve, mund të kenë ndikuar në konsum më të ulët në pjesën veriore”, tha tutje Zeqiri.