
Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë në bashkëpunim me Qendrën për Transfuzion të Gjakut do organizoj dhurimin vullnetar të gjakut me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, shkruan Mitropol.
“Allahu i madhërishëm thotë: E kush e ngjall një njeri (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) gjithë njerëzit” në Suren El Maide, ajeti 32”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Organizimi për dhurimin vullnetar të gjakut do bëhet më 20 gusht, të premtën, pas namazit të Xhumasë, në xhaminë “Bajrampasha Isa Beg”, ose e njohur si Xhamia e Zallit./Mitropol/









