TEB
KOSOVËLAJME

Bildt për Dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të kufizuara

Ish-kryeministri i Suedisë dhe diplomati i njohur, Carl Bildt, foli mbi takimin e së martës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel,  nën ndërmjetësimin e emisarit të ri të BE-së, Peter Sorensen, shkruan Mitropol.

KFC

Bildt njoftoi se dialogu ka rifilluar me Sorensen si ndërmjetësues, por sipas tij, pritjet për ndonjë zhvillim të madh në këtë fazë duhet të jenë të kufizuara.

TEB

Diplomati shtoi se ky është vetëm fillimi i Sorensen në këtë proces.

“Mendoj se pritjet për një përparim të madh duhet të mbahen brenda kufijve të caktuar për momentin.”, ka shkruar Bildt.

Emisari i BE-së e mbajtu takimin e parë zyrtar ndërmjet dy palëve në kuadër të dialogut, ndërsa pritet që në javët në vijim të ketë angazhime të tjera drejt zhbllokimit të procesit./Mitropol/

 

TEB