LAJME

Biseda e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Kurti: Do të intensifikohet lufta hibride ndaj Qeverisë

Është zbardhur edhe një bisedë telefonike ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiqit, tash të kërkuarit kryesor për sulmin në Banjskë.

Market Florenti
Roadside

Kusari-Lila bisedon me të derisa ishte duke shkuar në shtëpi, ku koordinohen për një projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Pas kësaj, Radoiçiq, i ka disa kërkesa për Kusari-Lilën, ku i thotë t’i flasë me shefin e saj.

Ndërsa për t’u marrë vesh për këto kërkesa, sipas audio incizimit të publikuar nga Paparaci, Kusari e lë të takohet me deputetin serb, Sllavko Simiq.

Për këtë rast ka folur sot edhe kryeministri Albin Kurti.

Në një konferencë për media, Kurti tha se nuk e ka parë e dëgjuar, por vetëm se di të thotë që lufta hibride ndaj Qeverisë do të intensifikohet.

“Në këto momente nuk kam as si ta shoh e as si ta dëgjoj. Përshtypja ime është se tani do të intensifikohet lufta hibride kundër Republikës së Kosovës, në veçanti kundër Qeverisë tonë, kundër Grupit tonë Parlamentar, dhe kryetares së Grupit tonë Parlamentar, e kemi parë edhe në të kaluarën, dhe unë nuk pres shumë çka të re prej atyre të vjetërve të cilët natyrisht problemin më të madh e kanë që sikurse në këto tri vite e gjysmë që ka pasë sundim të ligjit, rend publik dhe integritet territorial nuk i gjeni asnjëherë në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Kurti.