TEB
KOSOVËLAJME

Bislimi ftohet nga prokuroria për rastin e Faton Pecit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë mbi rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për mbetjet shtazore të Ministrisë së Bujqësisë, shkruan Mitropol.

Market Florenti

Kështu ka njoftuar Paparaci.

TEB

Bislimi ishte ftuar që të shkonte të hënën që vjen, por se nuk do të mundte të paraqitej në prokurori atë ditë për shkak të angazhimeve.

Ndërkaq, Peci e kishte pranuar se Bislimi ishte interesuar për fabrikën përkatëse. Ai tha se dy herë e kishte ftuar në zyrë për të folur për këtë temë.

“Unë jam kthy në ministri e kam transmetu shqetësimin e zëvendëskryeministrit për nevojën për funksionalizimin e kësaj fabrike.”, kishte thënë Peci.

Vëllai i Besnik Beslimit po punonte në kompaninë e babait të aksionarit të konzorciumit, i cili e fitoi kontratën për fabrikën e përpunimit të nënprodukteve shtazore.
/Mitropol/

 

Liri