Active 2
KOSOVËLAJME

Bislimi nga Amerika: Shtyrja e zgjedhjeve në veri s’është opsion i mirë, s’duhet t’i nënshtrohemi një partie

Besnik Bislimi, dyshi në Qeverinë e Kosovës, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Në intervistën për këtë medium, Bislimi foli për shumë çështje, përfshirë marrëveshjen e Ohrit, ekipin monitorues të marrëveshjes, e zgjedhjet në veri.

Madje, pyetja e parë e gazetares ishte në lidhje me situatën në veri dhe të ardhmen e zgjedhjeve në këtë pjesë të Kosovës. Bislimi fillimisht ishte i vetëvendosur, duke thënë se shumica e partive politike kanë vullnet për të marrë pjesë në zgjedhje. Në këtë kontekst, Bislimi theksoi se vullneti i shumicës së partive nuk duhet t’i “nënshtrohet interesave joparimore të një subjekti të vetëm politikë”, duke nënkuptuar Listën Serbe.

Premium Store

“Fillimisht, zgjedhjet janë themel i demokracisë dhe në një demokraci të mirëfilltë janë institucionet shtetërore që vendosin afatet zyrtare për mbajtjen e tyre. Në këtë rast, në zgjedhjet në veri të Kosovës, ka vullnet nga parti politike që të jenë pjesëmarrës në zgjedhje. Ky vullnet mungon vetëm nga një subjekt dhe do të ishte gabim që vullneti politik i shumicës sësubjekteve politike t’i nënshtrohet interesave joparimore të një subjekti të vetëm politik.” – deklaroi ai.

Por kur u pyet në mënyrë direkte nëse shtyrja e zgjedhjeve është opsion, Bislimi bëri një deklaratë të matur. Tash ai nuk foli më për mosnënshtrimin ndaj një partie politike, por për mënyrën se si shtyrja e zgjedhjeve nuk është opsion i mirë.

“Shtyrja nuk është opsion i mirë, është opsion i atyre që në këtë moment veriu është më mirë të shndërrohet në një zonë të menaxhimit të krizave dhe jo të hyjë në një proces të normalizimit të raporteve. Për momentin, protagonisti kryesor që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve është zoti Vuçiq, i cili kërkon koncesione për pjesëmarrje në zgjedhje.” – vlerësoi tutje ai.

Active