Pellini
02LAJME

Kjo është gjendja e fëmiut që u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

Një fëmijë i moshës 8 vjeçare është goditur nga vetura mbrëmjen e sontme në Zhabar të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

“Mitropol” raportoi se fëmija është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Pellini

Lidhur me gjendjen e fëmijës për “Mitropol” ka dhënë informacione Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Shpend Fazliu.

Fazliu tha se fëmiu i aksidentuar ka pësuar lëndime në kokë, dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Ju konfirmojmë se në ora 18:07, si pasojë e një aksidenti, në Shërbimin Emergjent ndihma mjekësore emergjente i është dhënë një fëmije të lindur në vitin 2018. Pas i janë kryer ekzaminimet  e nevojshme Tomografia e Kompjuterizuar( CT e kokës), është referuar për në QKUK, tek specialistët e neurokirurgjisë. Për momentin jashtë rrezikut për jetë, por në monitorim deri në përcjellje për QKUK.”, tha Fazliu.

Teksa informacioni është konfirmuar edhe nga Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.”, tha Zahiti.

Përndryshe “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për rastin.

Premium Store