Gjatë ditës së djeshme një grua ka raportuar disa persona në polici nën dyshimin se ata u hodhën helm qenve, shkruan Mitropol.
Një qen ishte i pronares, ndërsa tjetri endacak dhe që të dy kanë ngordhur pas hedhjes së helmit.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Llolla Ribar” në Mitrovicë të veriut dhe po hetohet nga Policia e Kosovës.