Market Florenti
KOSOVËLAJME

E gjeti çantën me 7500 euro, qytetari i ndërgjegjshëm e dorëzon në polici

Sot rreth orës 08:10, në Nënstacionin Policor në Pozheran, një qytetar ka dorëzuar një çantë të cilën e kishte gjetur.

Florenti Company

Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej 7500 euro.

TEB

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë.

Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës” thuhet në njoftimin e policisë.

Market Florenti