Lajmërohet sërish Faton Hajrizi nga arratįa me një mesazh për Sveçlën: S’jeni ju që e kapni askënd, ata që më kishin kapë janë në Hagë
arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, është lajmëruar sërish me një video në rrjetin social TikTok, ku i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se kapja e Hajrizit është çështje orësh apo ditës.
Hajrizi i reagoi Sveçlës duke i thënë se “nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, dhe se sipas tij, të vetmit që mund ta kapnin atë, janë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“E pyes Sveçlën, i them se kur ke qenë i vogël a ke punuar në furrë a çka është puna se i ke disa orë të furraxhisë. Nuk mund të më kapësh ti mua. Kurrë s’mund të më kapësh o ministër i punëve të kota”.
“Ata të cilët më kishin kapur dhe me marrëveshje, janë në Hagë atje që ua kisha dëgjuar hatrin, jo lepurushët e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, tha Hajrizi.