Medi
KOSOVËLAJME

Tjetër person i arrestuar për rastin e arratisjes së Faton Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës

Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër person nën dyshimet se e ndihmoi Faton Hajrizin të arratiset nga Burgu i Smrekonicës.

Këtë për Nacionalen e bëri të ditur Valon Preteni, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Medi

Preteni, duke cituar fjalët e prokurorit të rastit, tha se arrestimi i tij është bërë sot pasdite.

Faton Hajrizi u raportua se u vra të premten nga policia serbe në afërsi të Lloznicës.

Faton Hajrizi ishte në arrati për më shumë se 30 orë pasi vrau policin serb dje pas mesnate.

Hajrizi dyshohet se është vrarë afër Loznicës, vendit ku dyshohet se e kreu krimin.

Ai ishte në kërkim të shtetit serb, pasi ishte shpallur si i dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri.

Koha