Policia shpall konkurs për të gjitha minoritetet – vendi i punës në veri
Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e pjesëtarëve të rinj nga të gjitha minoritetet në Kosovë. Vendi i punës është në pjesën veriore të Mitrovicës.
Konkursi ështl shpallur pasi që kohë më parë shumë pjesëtarë nga komuniteti serb kishin dhënë dorëheqjet nga shërbimi.
“Policia e Kosovës shpall konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkalinj, egjiptianë, kroatë, malazezë, maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë – Veri”, thuhet në njoftimin e policisë.