Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Mitropol.
Në raportin e policisë thuhet se viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës.
“Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.