Pronari e bën për spital klientin, vëllau i dehur i viktimës i’a dëmton veturën

Një person ka njoftuar policinë se derisa ishte duke pirë në një lokal në Leposaviq është sulmuar fizikisht nga pronari i lokalit me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, shkruan Mitropol.
Sipas raportit të policisë viktima pas sulmit ka pranuar trajtim mjekësor.
Në raportin e policisë thuhet se vëllai i viktimës i dyshuari kosovar në ndikim të alkoolit me një shishe i ka dëmtuar veturën të dyshuarit (pronarit të lokalit).
“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuarit tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në hetime.”, thuhet në raport.