Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka arritur as këtë vit t’ua sigurojë fëmijëve tekstet shkollore, siç u bë nga ministritë e kaluara për disa vite radhazi.
Ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci dje njoftoi se do të bëhet vetëm subvencionim për këto tekste shkollore për fëmijët nga klasa 1-5 dhe 6-9.
Kurse sot në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit do të mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët e tyre.
Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore.