LAJME

Ruge: NATO pret që Serbia të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet në Zveçan e Banjskë

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, ka thënë se NATO pret nga Serbia që të ndihmojë të sigurohet llogaridhënie e plotë për sulmet e majit dhe shtatorit të vitit të kaluar. 

Roadside
Market Florenti

Ruge ia ka thënë këto presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi në Beograd të martën.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Një bashkëbisedim i mirë me presidentin Aleksandar Vuçiq për marrëdhëniet NATO – Serbi që shpresojmë t’i shohim të thellohen”.

“Po ashtu kemi diskutuar çështjet rajonale, përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO po sheh nga Serbia që të ndihmojë të sigurojë llogaridhënie e plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit të vitit 2023”, ka shkruar Ruge në platformën “X”, duke iu referuar sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan në maj dhe sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.