Raportohet se Lajçak ka arritur në objektin e Qeverisë
Foto Ilustrim
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raportohet se ka arritur tashmë në Kosovë.
Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vet Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kësaj radhe, siç raportoi REL, Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin.
Gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.
Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përsëritur thirrjet ndaj autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar, që sipas bllokut mund të rrisin tensionet në veri të vendit.