Jon Zhubi talenti mitrovicas që po merret me krijimin e vijave melodike për artistët e estradës
Jon Zhubi është 17 vjeçari nga Mitrovica i cili po merret me përgatitjen e vijave melodike për artistët e estradës, shkruan Mitropol.
Zhubi tregoi se fillimisht ka qenë vet ai i cili i ka kontaktuar i pari artistët e producentët.
“Për projektin me Butën kom mendu qe s’ko me ndodhë fare. Beat-in e kom dërgu, artistit i ka pëlqy e ka marrë por projekti është lansu tek pas 6-7 muajve, ku kisha harru krejt që e kom dërgu”, tha ai.
Talenti mitrovicas me artin e tij të muzikës po mahnitë edhe artistë ndërkombëtarë.
“Fillimisht kom nisë veç vet po nuk ka qenë diçka serioze, u kon ma shumë krijimi i remix-ave të kangëve të ndryshme. Po pastaj fillova me kriju diçka të re, serioze”, tregoi Zhubi.
17 vjeçari tha se pas projektit të parë, ai ka vazhduar bashkëpunimin me Butën ku për albumin e ri do t’i përgatis rreth 2-3 këngë.
“Është albumi i ri i Butës dhe Agos, por ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë”, shtoi ai.
VIDEO:
https://www.facebook.com/share/v/q1rpMpa7iW2S7z22/?mibextid=WC7FNe