02LAJME

Kurti vizitoi punimet në rrugën që lidh Mitrovicën e Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan

Kryeministri Albin Kurti ka parë sot nga afër punimet që po zhvillohen në aksin rrugor që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan, me gjatësi 6.5 kilometër.

Roadside
Market Florenti

“Kryeministri Kurti nënvizoi rëndësinë e kësaj rruge për thjeshtimin e lëvizjes së qytetarëve nga veriu në jug e anasjelltas, lirinë e lëvizjes dhe zhvillimin e komunave në veri të vendit, me qëllim përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve pa dallim” – thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Kreu i Qeverisë në këtë vizitë u shoqërua nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në veri të Mitrovicës, ku edhe ka zhvilluar takim me kryetarin e kësaj Komune, Erden Atiq.

Nën masa të shtuara të sigurisë, ai ka kaluar këmbë mbi Urën e Ibrit dhe është përshëndetur edhe me ushtarët e KFOR-it.