Petkoviq: Çka na duhet dialogu nëse Kosova refuzon të bisedojë për tema që ne duam
Pas raundit të ri të të dialogut në Bruksel kryenegociatori serb Petar Petkoviq, megjithëse ka pretenduar se “Bislimi nuk ka pranuar të takohet me të”, ai në të vërtetë ka thënë të kundërtën duke deklaruar se “Beogradi përherë është i gatshëm për bisedime dhe për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit por që procesi i dialogut humbet kuptimin nëse Prishtina refuzon të bisedojë rreth çështjeve që janë në interes të mbrojtjes së të drejtave të serbëve në Kosovë”.
Petkoviq ka thënë se në takim me të dërguarin special të të BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak, ka folur rreth Asociacoinit dhe temave të tjera “të rëndësishme, siç është implementimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, urën mbi Ibër, shërbimet postare, energjinë, telekomunikimin, personat e zhdukur dhe menaxhimi i integruar të kufijve”
“Tema të shumta kanë qenë në tryezën e negociatave. Si kryenegociator i Beogradit e para që bëra ishin masat e qeverisë së Serbisë për të cilat foli edhe presidenti i Serbisë në konferencën për mediat. Këto janë “masat gjithëpërfshirëse të mbrojtjes për “popullin serb” në Kosovë dhe masat që nënkuptojnë jetësimin e procesit të dialogut që për ne është i nevojshëm pasi jemi absolutisht të bindur se vetëm përmes dialogut mund të gjejmë zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës“, ka pretenduar Petkoviq.
Sipas fjalëve të tij, “nuk u mundësua takimi trepalësh përmes takimit direkt me palën kosovare pasi siç thotë ai, “kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi refuzoi të takohej me përfaqësuesit e Serbisë”.
“Bislimi refuzoi të merrë pjesë në takimin tripalësh pasi delegacioni serb ka insistuar për temat sikurse janë Asociacioni, shërbimet postare dhe çështja e zbatimit të marrëveshjes për urën”, ka pretenduar Petkoviq.