Mitrovicasi e bën për spital të dashurën pasi i kërkoi të ndahen, përfundon në Polici
Telashet e mosmarrëveshjet e shumta në martesa apo lidhje dashurie, në të shumtën e rasteve përfundojnë me kërkesën për ndarje. Por kjo jo gjithmonë pritet me mirëkuptim nga të dyja palët, pasi që në shumë raste burrat kërcënojnë gratë të cilat marrin vendime të tilla.
Me një situatë të tillë është përballur edhe një grua në Mitrovicë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.
Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, bazuar në dëshminë e viktimës, pasi i kishte kërkuar të dashurit të saj të ndahen, ai i ka shkuar te shtëpia dhe e ka sulmuar fizikisht.
Viktima u bë për spital dhe mori trajtim mjekësor, ndërsa Policia siguroi prezencën e të dyshuarit.
Burri i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti.