Në Mitrovicë arrestohen 4 persona për kontrabandim me migrantë nga Jemeni, iu sekuestrohen mijëra kartmonedha e automjete
Në Mitrovicë dje janë arrestuar katër persona të dyshuar për kontrabandim me migrant, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se ata organizonin kontrabandim me migrantë që vinin nga Shqipëria dhe i dërgonin deri në Serbi, ku pastaj nga Serbia dërgoheshin nga grupe tjera të organizuara për në BE.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete. Me vendimin e prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.