02LAJME

Personat me aftësi të kufizuara në Mitrovicë: Shumë vullnet, pak mundësi për punësim  

Foto ilustrim

Punësimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet një sfidë e madhe në Kosovë, përfshirë në qytetin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Roadside
Market Florenti

Një studim i vitit 2023, realizuar nga shoqata “Handikos Mitrovica” në bashkëpunim me BIRN, dhe Atrc, nga intervistimi i 50-të personave me aftësi të kufizuara nga Mitrovica, zbuloi se 66 për qind e tyre nuk janë të punësuar.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

Nga personat që gjetën punë, 42 për qind raportuan se ishin punësuar përmes rekomandimeve nga familjarët ose miqtë.

“Ky rezultat sugjeron që ndërhyrjet e synuara për të rritur mundësitë e punësimit për personat me aftësi të kufizuara mund të jenë efektive, por ato duhet të zbatohen për një periudhë të gjatë kohore për të pasur një ndikim të qëndrueshëm,” thuhet në raport.

Studimi gjithashtu identifikoi tre sfidat kryesore që hasin personat me aftësi të kufizuara në përpjekjet për t’u punësuar: mungesa e burimeve të nevojshme (si mbikëqyrje, trajnim dhembështetje), mungesa e përvojës së punës me këtë grup dhe mungesa e kushteve të përshtatshme të punës.

Alban Sadiku, një i ri nga Mitrovica që ka sindromën Down, thotë se është refuzuar disa herë në aplikimet e tij për punë.

“Më është thënë se pozitat nuk janë të përshtatshme për profilin tim,” thotë ai.

Pas shumë përpjekjeve, Sadiku u punësua në “Raiffeisen Bank”, falë një projekti të Qeverisë në bashkëpunim me organizatën”Doën Syndrome Kosova.”

Përmes këtij projekti, gjysma e pagës mbulohet nga Qeveria dhe gjysma nga organizata.

“Kam dy vjet e gjysmë që punoj si asistent në recepsion. Fillova me një muaj praktikë, pastaj tre, dhe tani punoj me gjysmëorari,” thotë Sadiku, i cili shprehet i kënaqur me angazhimin e tij dhe mbështetjen që ka gjetur nga stafi.

Një tjetër i ri nga Mitrovica, Gazmend Hasani, gjithashtu ka pasur përvoja të vështira në kërkimin e punës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Jam ambientalist dhe merrem herë pas here me aktivitete vullnetare, por sa i përket punës, çdo punë është e vështirë sepse kam aftësi të kufizuara,” thotë Hasani.

Aktualisht, ai është praktikant për një periudhë gjashtëmujore në Komunën e Mitrovicës.

“Ky projekt zgjat për gjashtë muaj dhe përfshin jo më shumë se 20 orë punë në javë”, shprehet Hasani, duke treguar se merr edhe kompensim financiar.

Një sfidë sociale dhe ekonomike

Edin Lahi, zyrtar në organizatën “Handikos” që merret me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, thotë se shkalla e ulët e punësimit të tyre  çon në përjashtim social dhe ul vetëbesimin e personave me aftësi të kufizuara, duke penguar pavarësinë e tyre.

“Ka shumë pengesa, duke përfshirë edhe mungesën e shkollimit për shkak të paragjykimeve dhe stereotipeve me të cilat përballen. Vendet e punës shpesh nuk ofrojnë qasje të përshtatshme fizike, si në zyrë apo në ambiente si tualetet, dhe kjo i dekurajon personat me aftësi të kufizuara të aplikojnë për vende pune,” thotë ai.

Lahi thotë se organizata ku punon ka disa programe përmes sëcilave mundohen ta zbutin këtë hendek të punësimit dhe pavarësisë financiare për personat me aftësi të kufizuara.

“Ne ofrojmë shërbime që promovojnë pavarësinë e individëve, përfshirë edukimin, shëndetin fizik dhe mendor, si dhembështetje për ushqim. Organizojmë gjithashtu kurse për gratëme aftësi të kufizuara, duke përfshirë rrobaqepësinë dhe krijimine punimeve artizanale, të cilat i prezantojmë në panaire,” shton ai.

Rruga drejt përmirësimit

Sipas Lahut, është thelbësore të ndërmerren veprime konkretepër të rritur numrin e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës.

“Duhet të zbatohet plotësisht Ligji për aftësimin dhe riaftësiminprofesional të personave me aftësi të kufizuara dhe tëinkurajohen bizneset që punësojnë këtë grup,” përfundon ai.

Në Kosovë, sipas ligjit, sektori publik dhe privat janë të detyruartë punësojnë një person me aftësi të kufizuara për çdo 50 punëtorë, por zbatimi i kësaj dispozite mbetet një sfidë e vazhdueshme.

Megjithatë, Inspektorati i Punës nuk ka ofruar të dhëna për shkallën e saktë të zbatimit të këtij ligji në dy sektoret./Mitropol/

Materiali “ Personat me aftësi të kufizuara në Mitrovicë: Shumë vullnet, pak mundësi për punësim”, financohet nga Bashkimi Evropian dhe projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria civile për shoqërinë e përbashkët në Ballkanin Perëndimor” që zbatohet nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë (NMFA).

Përmbajtja e “Personat me aftësi të kufizuara në Mitrovicë: Shumë vullnet, pak mundësi për punësimi”, është përgjegjësi vetëm e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA), Qendrës për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), Qendrës për Kërkime dhe Politikëbërje (CRPM) apo Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).