LAJME

Ridvan Muharremi intervistohet nga Specialja, në lidhje me rastin e Rezervave Shtetërore

Pas hetimeve nga Prokuroria Speciale janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe gjithashtu Ridvan Muharremi, pronar i furrës të shndërruar në restorant “Bukë e Zemër”, i cili është i afërt me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe për të cilin u kuptua se Qeveria e kishte angazhuar për rezervat shtetërore ku dyshohet të jenë keqpërdorur rreth 10 milionë euro.

Market Florenti
Roadside

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

Dy zyrtarët e arrestuar, Hafiz Gara, drejtor i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe Irfan Lipovica, drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, janë dy personat që janë përmendur edhe në përgjimet e publikuara nga mediumi Nacionale.

Të dy këta dyshohet të kenë marrë pjesë në keqpërdorime për grurin dhe vajin e rezervave shtetërore.

Por, një nga të dyshuarit kryesor në këtë afër është pikërisht Muharremi, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”.

Ai ishte angazhuar nga Qeveria për të gjetur kompanitë nga ku do të bliheshin mallrat për rezervat, por përkundër se pagesat u kryen, një sasi e konsiderueshme nuk erdhi asnjëherë.

Madje, një kompani polake nga ku kishin blerë sasi të ndryshme pasi u pagua u zhduk meqë konsiderohet se është një kompani fantomë.

Avokati i Muharremit, Mahmut Halimi, në deklarimin e parë pas arrestimit të klientit të tij e quajti atë të pafajshëm, derisa tha se “i ka dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohë”.

Policia e Kosovës filloi bastisjet të premten në mëngjes. Përveç zyrave të MINT dhe restorantit të Muharremit, janë basitisur edhe lokacione të tjera.

Nga pamjet e bastisjes janë parë policë duke nxjerrur dokumente të shumta dhe prova të tjera të cilat do të shqyrtohen në proces.