LAJME

Millun Millenkoviq ‘Llune’ dhe Aleksandar Vlaiq, të akuzuar për sulm ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut dalin para gjykatës

Screenshot

Millun Millenkoviq, i njohur si ‘Llune’, dhe Aleksandar Vlaiq dolën sot para gjykatës, pasi akuzohen për sulm ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KKZ) në Mitrovicën e Veriut, shkruan Mitropol.

Roadside
Market Florenti

Sipas aktakuzës ata kanë hedhur granata dore dhe shok bomba në drejtim të zyrave të KKZ-së, ndërsa një nga granatat shpërtheu duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikoi jetën e zyrtarëve të dhe të policëve.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

Më 12 janar, seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e të akuzuarve për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, ishte shtyrë pas kërkesës së mbrojtjes.

Kujtojmë se të akuzuarit më parë nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën janë akuzuar.