Personi i plagosur në Mitrovicë po trajtohet në emergjencë

Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur, shkruan Mitropol.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi ka konfirmuar rastin për “Mitropol” dhe ka thënë se i lënduari është i moshës 38 vjeçare.
“I lënduari është dërguar në emergjencë për trajtim mjeksor”, ka thënë Prekazi.
Njësitë policore janë duke u marrë me rastin.