Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Aksident zinxhiror në Shupkovc, shtatë persona pësojnë lëndime

Një aksident zinxhiror mes tri veturave ka ndodhur pak më parë në Shupkovc të Mitrovicës, pranë pompës së derivateve HIB Petrol, njofton “Mitropol”.

Në aksidentin në fjalë kanë pësuar lëndime shtatë persona.

Aurora Group

Rastin për “Mitropol” e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën Jugore, Ilmi Prekazi.

Prekazi tha se të shtatë të lënduarit kanë vetëm lëndime të lehta./Mitropol/

Koha