Policia dhe Inspektorati zbarkojnë te “Avicena” në Mitrovicë, s’dihet arsyeja

Policia e Kosovës bashkë më Inspektoratin ia kanë zënë sot derën laboratorit “Avicena” në Mitrovicë.
Ende nuk dihen arsyet që i kanë çuar këto dy institucione në “Avicena”, por shihet se brenda tyre zyrtarët janë duke e kryer punën e tyre.
Në disa foto që ka siguruar Sinjali, disa policë shihen brenda objektit, ndërsa në derë është vendosur një letër ku shkruan se “nuk jemi duke punuar”.