Mëngjesin e sotëm në sheshin Skënderbeu në Mitrovicë një djalë 16 vjeçar është therrur me thikë nga një person tjetër poashtu i mitur, shkruan Mitropol.
16 vjeçari fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për tretman mjekësor, teksa më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka tënë për “Mitropol” se gjendja e 16 vjeçarit aktualisht është stabile dhe se ai po trajtohet nga shërbimi mjekësor emergjent.
“Ekipi mjekësor emergjent është duke trajtuar rastin, dhe janë kryer të gjitha ekzaminimet laboratorike dhe rentgenologjike. Aktualisht, gjendja e pacientit është stabile.”, tha Qyqalla për “Mitropol”.
Përndryshe i dyshuari për therrjen e 16 vjeçarit, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Mësohet se që të dy, viktima dhe dorasi janë nxënës të SHMLM “Dr. Xheladin Deda”.