Ja çka u gjet në komunën paralele të Skenderajt në Veri të Mitrovicës
Foto: Kossev
Policia e Kosovës dje ka zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të Trepçës, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt në Veri të Mitrovicës.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin, shkruan Mitropol.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara.
“Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raport.