KOSOVËLAJME

OJQ-të serbe ndërprejnë bashkëpunimin me EULEX-in derisa të deklarohet për arrestimin e Millosh Subotiq

Organizatat e shoqërisë civile serbe OJQ Aktiv, Qendra për Veprim Afirmativ Social, Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial dhe Nisma e re sociale kanë ndërprerë bashkëpunimin me EULEX-in, pasi këto organizata kërkojnë nga EULEX-i të paraqesin vlerësimin e tyre për policinë e Kosovës dhe forcave speciale në veri.

Roadside
Market Florenti

“Heshtja e vazhdueshme e këshilltarëve të policisë lokale të EULEX-it dhe i gjithë misionit për modelin e veprimeve të paligjshme policore vazhdon të jetë e papranueshme dhe për këtë arsye kërkojmë që ky mision të përfundojë menjëherë praktikën e mosveprimit publik të gjetjeve të veta për punën e policisë dhe tash e tutje të deklarohet për të gjitha kontestet e rastet ose në të kundërtën, të ndalojë plotësisht gjoja monitorimin e punës së policisë që pretendon se kryen. Po ashtu, ne po i ndërpresim të gjitha format e bashkëpunimit dhe takimeve me këtë mision derisa të paraqesin vlerësimin e tyre për punën e policisë dhe forcave speciale në veri”, thuhet në reagim.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Sipas këtyre organizatave arrestimi dhe rrahja e Subotiq nënvizon shkallën e joprofesionalizmit të përfaqësuesve të organeve të rendit ndaj qytetarëve.

“Dënojmë fuqishëm ndalimin e paligjshëm dhe rrahjen e mëvonshme nga Policia e Kosovës të qytetarit të nderuar të Mitrovicës së Veriut, babait dhe bashkëshortit, Millosh Subotiq. Arrestimi dhe rrahja e tij është një tjetër akt në serinë e veprimeve të paligjshme të pjesëtarëve të Rajonit të Veriut dhe nënvizon shkallën e joprofesionalizmit dhe indinjatës së gjëja përfaqësuesve të organeve të rendit ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Madje, organizatat kanë kërkuar incizimin e hetimit më te gjerë nga IPK-ja për veprimet në rajonin e veriut nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Njëkohësisht, kërkojmë inicimin e një hetimi më të gjerë nga Inspektorati Policor i Kosovës për tërë veprimet e Rajonit të Veriut, këtë rast individual, por edhe të gjitha incidentet e mëparshme në të cilat pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me uniformë apo civil, ishin të përfshirë”, thuhet ndër të tjera.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se personi i dyshuar M.S ka tentuar të dëmtojë gjëra dhe pajisje rrjetë mbyllëse të cilat kanë qenë pronë e një dyqani.

Tutje, policia ka treguar ngjarjen se si ka rrjedhur deri në arrestimin e tij.

“Personi i dyshuar pa pritmas ka dëmtuar rrjeten dhe duke kaluar mbi rrjete, ka hyrë në pronë private duke dëmtuar gjera të ndryshme. Zyrtarët policorë fillimisht kanë kërkuar që personi të ndalojë veprimet e tij, por i njejti duke mos iu bindur urdhrave të zyrtarëve polcorë, ka filluar të përdorë shprehje të ndryshme dhe të ofendojë zyrtarët policorë në gjuhën serbe”, thuhet njoftimin e PK-së.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit ku nuk është lejuar nga ai të bëhet alkool-testi.

“Edhe përkundër tentimeve të vazhdueshme të zyrtarëve policorë që të njejtin ta ndalojnë së vepruari dhe së fyeri, i njejti nuk ka ndaluar dhe nuk iu është bindur urdhrave të ligjshëm policorë, andaj zyrtarë janë detyruar që të njejtin ta arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacion policor. I njejti dyshohej se ka qenë nën ndikim të alkoolit, ku është provuar t’i bëhet alkool- testi, por i njejti ka refuzuar”, thuhet tutje në njoftim.

E për këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili ka thënë se shoqëria civile serbe nuk ka reaguar asnjëhere për djegien e veturave të serbeve në veri të vendit.

Atiq thotë se nuk ka pasur reagime as nga Lista Serbe për sulmin brutal ndaj Goran Rakiq.

Sipas Atiqit, OJQ serbe në veri të vendit në përgjithësi kanë reaguar kundër Qeverisë së Kosovës dhe veprimeve të PK-së.