
Përmes një videoje të postuar nga Shërbimi Korrektuesi Kosovës, shihet Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur se si i transportojnë personat me rrezikshmëri të lartë.
‘’ Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur – Siguri dhe Profesionalizëm në çdo hap!
Në këtë video, do të keni mundësinë të shihni përkushtimin, disiplinën dhe përgatitjen e lartë të këtij njësiti të veçantë, i cili garanton sigurinë dhe mbikëqyrjen e personave të burgosur gjatë transportimit të tyre. ‘’, thuhet nder te tjera në postim.