LAJME

Raportohet se një i paraburgosur në Burgun e Hajvalisë ka bërë vetëvrasje

Një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali u dërgua pa shenja jete në QKUK pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në mbrëmje.

Roadside
Market Florenti

Viktima u dërgua pa shenja jete në Emergjencë, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur para rreth 2 orësh dhe trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion, raporton Sinjali.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.