02LAJME

Policia e Kosovës: Në aksidentin në Kçiq janë të përfshira tri automjete me targa vendore

Mëngjesin e sotëm rreth orës 8:00 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë më saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident trafiku, shkruan “Mitropol”.

Roadside
Market Florenti

Në aksident  janë përfshirë tri automjete.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

Kështu ka konfirmuar për “Mitropol” Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Njësitë policore janë përgjigjur në rast dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Drejtori mjekësor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha ka thënë për “Mitropol” se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“6 persona janë të lënduar, 2 prej tyre kanë lëndime më të rënda. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Janë duke u kryer ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme”, tha Berisha për “Mitropol”.