LAJME

Bajqinofci: Albin Kurti krejt terro’ristat ia ka përndjek Vuçiqit, opozita s’po pajtohet që i ka kalu koha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinofci, ka thënë se Qeveria Kurti e ka pastruar dhe funksionalizuar veriun e vendit.

Roadside
Market Florenti

Ai teksa e lavdëroi shefin e tij për punën në këtë pjesë të Kosovës, përmendi edhe kryeterroristin e sulmit Banjska, për të cilin tha se më nuk ekziston agjenta e tij brenda Kosovës.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

“Së pari, Aleksandër Vuçiqit krejt terroristat çka kanë qenë ia ka përndjek z. Kurti nga Kosova, ndërsa këta i kanë pas në zyrë. 19% i territorit të Republikës së Kosovës ka qenë vetëm letër, por e ka kontrolluar Beogradi përmes Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ndërsa ne i kemi përndjekur nga ky vend keta terroristë, dhe këta nuk po munden me u bind më që ka kalu koha e tyre”.

“Populli e din kush ka nejtë me Radoiçiqin, populli e din kush e ka ndjekë maleve Radoiçiqin, në këtë rast është kryeministri Kurti, sepse këta thonë Policia, po por e njëjta polici ka qenë edhe në rastin e z. Zymberi, por janë kthy mbrapa, sepse ai kërkon urdhër. Prandaj, çka po du me thënë është që mekanizmat e institucioneve në krye me kryeministrin Kurti e kanë pru këtë situatë, ndërsa për kush e ka shok Radoiçiqin, kush ka prona atje, kush çka ka bë, të gjithë e dimë, ajo është opozita e Kosovës”, tha ai në “PolitiKaos”.