Para pak minutash ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Klinës, ku dyshohet se një person u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos rëndë.
Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, dyshohet se një person u qëllua në një lokal në qendër të Klinës dhe se një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës.
Ende nuk dihen rrethanat se si erdhi deri te ky rast.